Tragjeditë përsërisin njëra-tjetrën, humb jetën një tjetër i moshuar në plazhin e Tales

Tragjeditë përsërisin njëra-tjetrën, humb jetën një tjetër i moshuar në plazhin e Tales
Një tjetër i moshuar ka gjetur sot vdekjen, sapo është futur në det.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Tales, Lezhë.

Jo më larg se ditën e djeshme në Durrës humbi jetën një i moshuar nga Bosnje Hercegovina, i cili pësoi arresti kardiak sapo ishte futur në ujë.

Rreth ngjarjes së fundit të rëndë që ka ndodhur në Tale të Lezhës, policia po heton mbi shkaqet, ndërkohë bëhet fjalë për një të moshuar .

Sipas policisë shtetasi Dedë Fisha, 76 vjeç, rezulton të jetë mbytur, por mbi shkaqet, tha se vijojnë hetimet.

Gjatë këtij sezoni veror, për shkak të temperaturave tepër të larta, kanë humbur jetën disa të moshuar, kryesisht mbi 60-vjeç.

Në thuajse të gjitha rastet ata kanë pësuar arrest kardiak, në momentin që janë vënë në kontakt me ujin.   

loading...
loading...