“Shqipëria po del duar bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit”

“Shqipëria po del duar bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit”
Në një postim në rrjetin social, ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku shkruan se Shqipëria po del e humbur, me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit, nga Samiti i Pozanit për Ballaknin Perëndimor.

“Ndërkohë që Sumiti i Poznanit po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve te procesit te Berlinit! Si gjithmonë siç është bërë normale Shqipëria ka 6 vite që nuk plotëson asnjë nga kriteret e procesit te integrimit përkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze si gjithë rajoni për të përfituar nga fondet e BE!

Procesi i Berlinit u lançua nga Merkel për t’i dhëne një shtysë procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe qysh në nisje Shqipëria dështoi për te përfituar duke mbetur e fundit ne rajon ne te gjitha fazat. Sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv për hapjen e negociatave ashtu si u vlerësua fqinji jone Maqedonia Veriut, por asnjë lajm pozitiv dhe për projektet infrastrukturore ashtu si përfitoi gjithë rajoni.

Ashtu si shihet ne harte Maqedonia e Veriut përfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e kështu me radhë!”, shkruan mes të tjerave Tabaku. /l.k./

loading...
loading...