Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, në pranga edhe 2 shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, në pranga edhe 2 shqiptarë
Një grup trafikantësh të narkotikëve që vepronin në provincën e Massa Carrara u arrestuan nga policia italiane.

Mediat vendase shkruajnë se trafikantëve iu sekuestruan 4 kilogramë kokainë e pastër, si edhe mijëra euro, ndërsa në pranga ranë 2 italianë dhe 2 shqiptarë.

Të gjithë të arrestuarit janë të moshave nga 30 deri 35 vjeç. Agjentët mbanin nën vëzhgim personat pasi dyshonin për aktivitet kriminal, deri në arrestimin e tyre. /l.k./

Marrë nga www.immediato.net

loading...
loading...