Sherr me thika në plazhin e Sarandës, i plagosuri aksidentohet edhe gjatë rrugës për në spital

Sherr me thika në plazhin e Sarandës, i plagosuri aksidentohet edhe gjatë rrugës për në spital
Një 40-vjeçar plagoset me thikë në plazh, ndërsa ai përfshihet dhe në aksident gjatë transportimit për në spital

Një konflikt mes disa personave degradoi në përdorimin e armëve të ftohta mes tyre.

Raportohet se si pasojë ka mbetur i plagosur një 40-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në plazhin e njohur të Sarandës, “Mango”.

I plagosuri, Berti Tahiraj, gjatë transportimit me makinë drejt spitalit të Sarandës është përfshirë edhe në një aksident rrugor, para se të mbërrinte në dyert e urgjencës.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekësve dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes Policia ka marrë dëshminë e të plagosurit dhe ka shoqëruar deri tani disa persona që y përfshinë në sherrin masiv.

loading...
loading...