Qeveria, paketë për ndryshimin e përllogaritjes së taksës për automjetet

Qeveria, paketë për ndryshimin e përllogaritjes së taksës për automjetet
Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e automjeteve, ku parashikohet që detyrimi të llogaritet në mënyrë të pavarur nga viti i prodhimit të mjetit, duke u bazuar tek mosha dhe madhësia e motorit.

Në paketë parashikohet që makinat elektrike apo ato me karburant që kanë nivel të ulët ndotje të kenë më pak ose aspak detyrime.

Referuar ndryshimeve të parashikuara, në vijim do ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5.

Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...