PS mbledh grupin Parlamentar, në fokus komisioni hetimor për shkarkimin e Metës

PS mbledh grupin Parlamentar, në fokus komisioni hetimor për shkarkimin e Metës
Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar te Kryesia e Kuvendit, për të diskutuar mbi hapat që do të ndërmerren për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kjo mbledhje vjen para se seancës plenare të pasdites.

Në fokus të diskutimeve në mbledhje është pikërisht ngritja e komisionit hetimor, që do të hetojë shkeljet e pretenduara,  për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në krye të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta pritet që të emërohet zyrtarisht  kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Komisioni do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS-ja dhe 4 nga opozita e re.

Grupi demokrat parlamentar i drejtuar nga Rudina Hajdari para se të mblidhet komisioni kërkoi kohë, derisa të ngrihet Gjykata Kushtetuese. Megjithatë Hajdari ka bërë të qartë qëndrimin e saj, se Meta me vendimet e tij gjatë qershorit, për të anuluar zgjedhjet e për të përcaktuar një datë të re, e ka shkelur kushtetutën.

loading...
loading...