Protesta e dhunshme ndjellin humbjen”, Rama me të birin në plazh, ka një mesazh për opozitën

Protesta e dhunshme ndjellin humbjen”, Rama me të birin në plazh, ka një mesazh për opozitën
Një ditë para protestës së opozitës ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Edhe pse e diel dhe ditë pushimi, madje Kryeministri e nisi sot ditën me një imazh interesant teksa kishte shkuar me të birin e tij, Zahon, në plazh, një ditë para protestës së parë të opozitës pas 30 qershorit, përmes rrjeteve sociale Rama ka preferuar të komentojë atë.

Në një postim në Facebook, Rama ka shpërndarë thënien e Martin Luther King, sipas së cilit limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë shumë mirë edhe ata që i organizojnë ato. Pra mesazhi ka qenë për ta.

Postimi i Ramës, me një citat të Martin Luther King

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.”

loading...
loading...