Policia e Kosovës në aksion për arrestimin e disa zyrtarëve të korruptuar

Policia e Kosovës në aksion për arrestimin e disa zyrtarëve të korruptuar
Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh masiv për arrestimin e disa zyrtarëve që lidhet me komisionin e testimit për leje drejtimi mjeti.

Mediat në Kosove raportojnë se Drejtoria e Krimeve Ekonomike po zhvillon një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës se është raportuar se ka lidhje me patentat e shoferëve.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, por pa dhënë detaje të tjera dhe se ku është duke ndodhur ky aksion.

Gjithashtu vlen të theksohet se është raportuar që ky aksion i policisë po bëhet për korrupsion dhe krim të organizuar, ku thuhet se janë arrestuar së paku 10 persona.

Ky aksion i Policisë së Kosovës erdhi vetëm një ditë pas kryerjes së testimit elektronik “e-Testimi” për provimin për lejen e drejtimit të mjetit, (patenta), i inauguruar vetëm dje nga kreu i Ministrisë së Infrastrukturës. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...