Kuvendi do të vendosë 3 orë para protestës së opozitës për Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Kuvendi do të vendosë 3 orë para protestës së opozitës për Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës
Seanca plenare e Kuvendit të hënën nis vetëm tre orë para demonstrimit të opozitës, e cila ka thirrur në orën 20:00 qytetarët për të protestuar kundër diktaturës, në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit.

Pikërisht të hënën e 8 korrikut, në orën 17:00 Kuvendi do të mbajë seancë të posaçme ku në rend dite do të jetë edhe ngritja e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh socialistë  për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

“Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit  nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

Më 26 qershor, Komisioni i Ligjeve miratoi me 13 vota pro dhe 1 kundër (ajo e Adriatik Alimadhit), raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke i hapur kështu rrugën e ngritjes së këtij Komisioni. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...