KQZ refuzon ankimimet e Bindjes së Patozit, jep dakordin për rezultatet në Kamzë dhe Korçë

KQZ refuzon ankimimet e Bindjes së Patozit, jep dakordin për rezultatet në Kamzë dhe Korçë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht  ankimimet e Bindjes Demokratike për votimet e 30 Qershorit në të paktën 39 bashki, ndërsa ka miratuar rezultatet e Kamzës dhe Korçës.

Partisë së Astrit Patozit iu la afat deri në orën 12:00 të ditës së hënë që të plotësojë argumentet për ankimim.

Nënkryetari Denar Biba theksoi se të gjitha kërkesat janë copy paste, madje duke marrë shembullin Kamzën që tabela e rezultateve u miratua një ditë pas depozitimit të ankimimit.

“Kërkesat janë të njëjta, është thjesht copy paste. As Bindja nuk mbështetet me ndonjë provë dhe as indicjet nuk ndahen me KQZ.

Ndërsa Klement Zguri u shpreh se në 30 qershor i gjithë arsyetimi ka të bëjë më pasigurinë e numri të votuesve. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...