Korçë/ Dyshohej për vrasjen e kunatit, policia i shkon në banesë, vetëvritet 71-vjeçari

Korçë/ Dyshohej për vrasjen e kunatit, policia i shkon në banesë, vetëvritet 71-vjeçari
Dy ngjarja të rënda brenda një rrethi të ngushtë familjar kanë tronditur Korçën brenda pak orëve.

Pas vrasjes së shtetasit, Gramoz Nako, 57- vjeç, i cili u gjet i pajetë nga gruaja e tij, Natasha, në rrethana ende të paqarta, sot është vetëvrarë edhe kunati i tij, Sefedin Zenellari.

Nga raportimet e para, mësohet se Policia ka shkuar na banesën e Zenellarit për ta shoqëruar lidhur me ngjarjen e një nate më parë.

Por Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë, me të cilën një natë më parë ishte vrarë kunati i tij, çka ngre dyshime edhe më të forta se mund të ketë qenë ai autori i vrasjes së një ditë më parë.

Sipas policisë 71-vjeçari, që u vetëvra në banesë, jetonte i vetëm, por hetimet pritet të zbardhin edhe motivin e këtij krimi të rëndë.

Në ngjarjen e parë Gëzim Nako, sipas policisë, u gjet i pajetë nga bashkëshortja në banesën e tyre.

Gramoz Nako jetonte në SHBA, ndërsa pak ditë më parë ishte kthyer nga pushimet në Turqi, ku kishte qenë së bashku me familjen.

Babai i tre fëmijëve ishte kthyer disa javë më parë me bashkëshorten nga SHBA dhe kishte vendosur të qëndronte disa ditë në Korçë, pasi kishte vëllain e sëmurë.

Tani policia po punon për motivet e këtyre ngjarjeve.

loading...
loading...