Ish-gjyqtarja e Kushtetueses shkon në Strasburg. KLP, intervista me 4 kandidatët e parë për SPAK

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses shkon në Strasburg. KLP, intervista me 4 kandidatët e parë për SPAK
Altina Xhoxhaj pas shkarkimit nga detyrua ka bërë ankesë në Gjykatën e Strasburgut.

Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese nuk kaloi Vetting-un.  Ajo u shkarkua më 3 maj 2018.

Gjykata e Strasburgut ka pranuar të shqyrtojë padinë e Altina Xhoxhajt, pas shkarkimit nga KPK dhe KPA.

Menjëherë pas pranimit të padisë, Gjykata e Strasburgut i drejton pesë pyetje në lidhje me rastin Avokaturës së Shtetit, e cila përfaqëson Shqipërinë në këtë proces.

Po sot, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi procesin e intervistimit të 23 kandidatëve të mbetur për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

KLP zhvilloi seanca dëgjimore me katër kandidatët e parë, respektivisht Altin Dumani, drejtues i komanduar i Apelit për Krime të Rënda, Anita Jella prokurore e Durrësit, Anton Martini prokuror tek Krimet e Rënda dhe prokurorin Arben Kraja.

Procesi do të zgjasë deri mw 12 korrik. Pas seancave dëgjimore, kreu i KLP shpjegoi se pse nuk ishin të hapura për median siç ishte njoftuar më herët. “Ka pas një keqkuptim lidhur me deklaratën e parë. Intervistat janë regjistruar me audio dhe video, por jo që të bëhen publike. KLP është i prirur të jetë i hapur”, theksoi Gent Ibrahimi, kreu i KLPS.

Vetëm prokurori Arben Kraja ka kaluar vettingun nga katër kandidatët e intervistuar.

Pas intervistimit do të bëhet pikëzimi i 23 kandidatëve të mbetur në garë. Kreu i KLP-së ka deklaruar se SPAK mund të krijohet edhe me një numër minimal anëtarësh, edhe më pak se 10, në varësi të vendimit që do të marrë KLP.

Ndërkohë, për sa i përket Vetting-ut, deri më tani e kanë kaluar procesin vetëm 10 nga 23 kandidatët e mbetur.

loading...
loading...