FMN: Veprim urgjent për të kufizuar borxhet, po përkeqësohet klima e të bërit biznes

FMN: Veprim urgjent për të kufizuar borxhet, po përkeqësohet klima e të bërit biznes
Klima e të bërit biznes në Shqipëri është një ndër shqetësimet kryesore që Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konstatuar në Shqipëri.

Në raportin e publikuar së fundmi theksohet se qeveria duhet të marrë masa urgjente për të përmirësuar situatën.

Në raportin e fundit të monitorimit theksohet se duhet veprim urgjent për të kufizuar borxhet e sektorit publik. Deri në muajin prill qeveria ka një borxh prej 14.9 mld lekësh TVSH të vonuar ndaj biznesit, ndërsa ka premtuar shlyerjen brenda korrikut. Gjithashtu FMN ka kërkuar që të rishikohet skema e futjes në TVSH  të biznesit të vogël pasi e konsideron jo-efektive. /l.k./

loading...
loading...