Durrës/ Forcat Speciale në aksion, kapet edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm

Durrës/ Forcat Speciale në aksion, kapet edhe një i dënuar me burgim të përjetshëm
Ka pasur një aksion sot në Durrës, ku edhe janë arrestuar disa persona me të shkuar të rëndë kriminale, të dënuar dhe kërkuar nga drejtësia italiane.

Një 49-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në pranga sipas policisë ra edhe Ermir Dervishi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, më 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia njoftoi po sot edhe prangosjen e një shtetasi shqiptar në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. I dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg në Itali, për llogari të drejtësisë italiane u arrestua mëngjesin e sotëm Agron Disha, 48-vjeç.

loading...
loading...