Durrës/ Arrestohet 48-vjeçari për trafik droge, i sapodënuar në Itali me 13 vjet burg

Durrës/ Arrestohet 48-vjeçari për trafik droge, i sapodënuar në Itali me 13 vjet burg
Policia njoftoi prangosjen e një shtetas shqiptar në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Edhe pse ishte i dënuar 13 vjet e 4 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim, 48-vjeçari lëvizte i lirë, por u kap pas punës kërkimore të Policisë Durrës dhe Interpol Tiranës, me insistimin e policisë italiane.

Agron Disha, 48-vjeç,  nga hetimet rezulton të jetë pjesë e grupit kriminal të Dritan Dishës.

Ai është arrestuar paraditen e sotme, pas muajsh në kërkim.

Disha ishte mes 83 të arrestuarve në Itali në një operacion, pjesa më e madhe shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se aktiviteti i këtij grupi ka nisur në vitin 1997-2000.  Koka e këtij grupi ishte Dritan Disha, i vrarë në vitin 2000 dhe për këtë është dënuar Plaurent Dervishaj. Por dënimi tij u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.

Pas arrestimit, Disha pritet të ekstradohet në Itali.

Lidhur me arrestimin e tij sot policia njoftoi se 48-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi  Gjykata Parto/Itali, më  datë 27.06.2019,  e ka dënuar me 13 vjet  e 4 muaj burgim për kryerjen e veprës penale  “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim “.

loading...
loading...