Duarbosh nga projektet e BE/ Basha: Ndërkombëtarët izolojnë Ramën, ndëshkojnë Shqipërinë

Duarbosh nga projektet e BE/ Basha: Ndërkombëtarët izolojnë Ramën, ndëshkojnë Shqipërinë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagon pas Samitit të Poznanit, ku Shqipëria ishte i vetmi vend që doli pa asnjë fond nga projektet e BE-së, duke e quajtur këtë një ndëshkim të qëllimshëm ndaj një qeverie të korruptuar dhe izolim që ndërkombëtarët po i bëjnë kryeministrit Rama.

“Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk përfitoi asnjë qindarkë nga 180 milionë eurot që Bashkimi Europian u dha vendeve të Ballkanit për projekte kombëtare infrastrukturore, për vitin 2019.

Është ndëshkim i qëllimshëm kundër një qeverie të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Është vazhdim i qëndrimit të prerë të vendeve të Bashkimit Europian për të mbajtur Shqipërinë jashtë çdo procesi afrimi për aq kohë sa në pushtet është Edi Rama. Qeveria Rama është e vetmja qeveri në 30 vjet tranzicion që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm në procesin e integrimit europian.

Fatkeqësisht izolimi ndërkombëtar që po i bëhet qeverisë Rama po sjell pasoja direkte për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po ndëshkohen për shkak të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin. Prandaj largimi i Ramës është një arritje që do të përmirësojë jetën e çdo shqiptari”, shkruan Basha në rrjetin social. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...