Bylykbashi: Halli i Ramës po e degradon në karagjozllëk KQZ-në

Bylykbashi: Halli i Ramës po e degradon në karagjozllëk KQZ-në
Në një reagim në rrjetin social, ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi deklaron se “Halli i Ramës po e degradon KQZ në karagjozllëk që të kthen stomakun mbrapsht”.

Duke iu referuar skandaleve të njëpasnjëshme me shifrat që publikon vetë 4-shja socialiste  e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bylykbashi shprehet se, Rama ka hall, ka të prera barku dhe kuzhinierët e tij në KQZ po japin e marrin me ballin gjithë djersë e përparësen gjithë zhul manipulimi.

“Halli i Ramës po e degradon KQZ ne karagjozllëk qe te kthen stomakun mbrapsh. Ne një llogore të gjatë, katër militantet e tij ne KQZ bënin piruete sot qe te justifikonin paçavuren e shifrave qe kane kaq dite qe i katranosin përditë.

Kuzhiniereve te KQZ u ka rrëshqitur dora the tenxherja ku po gatuajnë rezultatin e votimeve po derdhet. Nuk mban me ujë pilafi‎, dhe ka përfunduar ne llape orizi. Kush ka patur fëmijë sëmurë me traktin gastro-intestinal e di mire kur duhet llapa e orizit pa kripe e vaj. Edhe Rama ka hall, ka te prera barku dhe kuzhinieret e tij ne KQZ po japin e marrin me ballin gjithe djerse e përparësen gjithë zhul manipulimi. Sot u kishte ardhur ne ndihme edhe Endri i Rames‎, qe kishte shkruar një tufe me budallallëqe qe as vete nuk e kuptojnë se Halli i Ramës po e degradon KQZ ne karagjozllek qe te kthen stomakun mbrapsh i kupton.

Perlat ishin pa fund ne deklaraten e gjate sqaruese te KQZ. Medemek sipas tyre, te dhënat e pjesëmarrjes se deklaruar nuk kane rëndësi ‎sepse nuk janë zyrtare.

Së pari pjesëmarrja është pjese e transparencës, por pikërisht kjo i djeg Ramës, transparenca.

Së dyti, komisionet e qendrave te votimit i raportojnë periodikisht rezultatet sepse ka nje akt nënligjor qe disiplinon dhe detyron raportimin me te dhena qe merren duke numeruar nënshkrimet ne listën e zgjedhësve ne momentin e raportimit dhe jo sepse komisioneret raportojne per hobi. Se treti, raportimi periodik nga cdo qender votimi behet pikerisht qe te mos sajohet ne fund pjesmarrja.

KQZ thote qe gabimi ne raportim vjen nga raportimi me telefon dhe se zonat e largta me mbulim ‎te keq valesh telefonike kane ndikuar. Ja po e pranojme nje moment kete mufke. Po ne Durres qe eshte fushe dhe gjysem ore larg KQZ, pse pjesmarrja e deklaruar nga KQZ sipas raportimeve me telefon, pse eshte e njejte me ate qe raportojne vezhguesit e PD jashte cdo vendvotimi, por ne kuti gjenden rreth 5.500 vota me shume? Po skandali qe e tregon vete tabela e KQZ per Elbasanin? Cfare jane keta votues fantazme? Po mashtrimin me perqindje qe beri KQZ per oren 11:00 duke deklaruar 12% pjesmarrje kur shifrat e raportuara nga komisionet tregonin vetem 6%? Apo edhe per kete e kishin fajin valet e telefonise celulare nga nje zyre e KQZ ne tjetren?

Pale kur deklarojne se sekretaret e komisioneve nuk kane deklaruar shifrat e sakta sepse listat e zgjedhesve me nenshkrimet e zgjedhesve i kishin vetem kryetaret! Medemek, kryetari socialist i komisionit nuk ia jepte shifren sekretarit socialist te komisionit. Cfare karagjozlleku!

Nuk ka ndodhur kurre me pare kjo fshehje e te dhenave nga KQZ dhe kurre nuk ka patur debat per pjesmarrjen. Po ndodh kesaj rradhe sepse Rames i duhet pjesmarrja, jo rezultati. Ne 2009 Rama u enjti veshet shqiptareve me slloganin "Hap kutite ose largohu!". Urdheri i tij sot per kater kamikazet socialiste te KQZ‎ eshte: Mos hapni kutite sepse largohem!”, shkruan Bylykbashi. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...