Aksidente në Korçë e Shëngjin, edhe disa fëmijë mes të plagosurve

Aksidente në Korçë e Shëngjin, edhe disa fëmijë mes të plagosurve
Disa të plagosur është bilanci, si pasojë e dy aksidenteve pasditen e së dielës.

Të plagosur raportohen në dy aksidente që ndodhën në Shëngjin e Korçë,

Dy automjete janë përplasur në lagjen 15 të qytetit të Korçës, madje në njërin nga mjetet ndodheshin tre fëmijë, por fatmirësisht ato raportohet se nuk kanë pësuar lëndime, vetëm tronditje psikologjike.

Pas mbërritjes së policisë në vengjarje, dy mjete janë  përfshira në aksident, ndërsa shkak dyshohet shkelja e rregullave te qarkullimit dhe mos respektimi i sinjalistikës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, në vendin e quajtur “Lagjja e Shaljanëve”.

Si pasojë raportohet se kanë mbetur të plagosur rreth 6 persona.

Në aksident janë përfshirë një mjet me targa të Lezhës dhe një me targa të Kosovës, teksa duhet theksuar se është shtuar ndjeshëm ditët e fundit fluksi i tyre që vijnë për pushime në Shëngjin.

Të plagosurit janë dy drejtuesit dhe nga dy pasagjerë në secilin mjet, njëri prej të cilëve raportohet të jetë fëmijë.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmën e parë në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

loading...
loading...