Zhvlerësimi i euros, e ka edhe një të mirë, ul borxhin publik

Zhvlerësimi i euros, e ka edhe një të mirë, ul borxhin publik
Përveç efekteve negative tek eksportuesit zhvlerësimi i euros e ka edhe një të mirë, ka ndikuar në uljen e borxhit të jashtëm të qeverisë, e cila ka paguar më pak interesa.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se efekti i kursit të këmbimit të valutave kryesore ka qenë pozitiv dhe në masën 39 milionë euro.

Por përtej efekteve pozitive të euro borxhi i jashtëm i Shqipërisë ka pësuar rritje vjetore prej 6% ose rreth 64 mln euro. Rritja e stokut të BJB-së ka qenë kryesisht në drejtim të borxhit afatgjatë të Qeverisë së Përgjithshme si dhe të huamarrjes ndërmjet kompanive (në formën e investimit direkt. Qeveria e Përgjithshme zotëron rreth 46% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë pjesa tjetër është e shpërndarë midis Sistemit Bankar Sektorëve të tjerë dhe Autoritetit monetar. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...