Zhvillimet e fundit politike, Basha mbledh Kryesinë e PD-së

Zhvillimet e fundit politike, Basha mbledh Kryesinë e PD-së
Lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet e fundit politike në vend, kreu i PD, Lulzim Basha ka thirrur në orën 19:00 kryesinë e PD.

Mbledhja vjen pas dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë opozita e bashkuar ende nuk ka vendosur mbi agjendën që do të ndjekë, përfshirë edhe datën e protestës së radhës.

Nga ana tjetër KQZ vendosi rrëzimin e dekretit të Metës për datën e zgjedhjeve ndërkohë që socialistët kanë paralajmëruar shkarkimin e Presidentit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...