Vorë/ Përplasen tre automjete në autostradë, humb jetën njëri prej shoferëve

Vorë/ Përplasen tre automjete në autostradë, humb jetën njëri prej shoferëve
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e të dielës në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Vorës.

Tre makina janë përfshirë në aksidentin masiv, mesditën e të dielës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës dhe për rrjedhojë drejtuesi i një prej automjeteve ka ndërruar jetë.

Personi që humbi jetën, Denis Kosova, mësohet se udhëtonte me një automjet me targa italiane.

Njëri prej automjeteve të tjera, përfshirë në aksident, drejtohej nga një grua.

Të plagosur kanë mbetur dhe dy drejtuesit e tjerë të mjeteve, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Policia po punon për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Njoftim i policisë

Në rrugën dytësore Vorë , drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.

Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

loading...
loading...