Vlorë/Shkoi të shuante sherrin, qëllohet për vdekje, policia arreston tre nga autorët (Foto)

Vlorë/Shkoi të shuante sherrin, qëllohet për vdekje, policia arreston tre nga autorët (Foto)
Policia e Vlorës ka arrestuar tre autorë të dyshuar për vrasjen e djeshme në Selenicë, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Tre autorët e dyshuar të vrasjes janë Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj, të afërm me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës.

Tre të arrestuarit dyshohet të jenë autorë të vrasjes së kryetarit të Njësisë së Administrative Kotë. Sipas policisë njëri prej tyre është Arif Bejtaj, 19- vjeçari i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit të djeshëm. Dy të tjerët Jaçe dhe Namik Bejtaj, përkatësisht 22-vjeç dhe 30-vjeç, janë banues në fshatin Mavrovë. Gjithashtu është shpallur në kërkim nga policia Mersin Bejtaj 32-vjeç.

Këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin për motive të dobëta dy vëllezër.

Por pas ndërhyrjes për të shuar këtë konflikt, u qellua me plumb Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka, i cili humbi jetën më pas për në spital

Konflikti i nisur për motive të dobëta degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit.

Personat e akuzuar për krimin e dyfishtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të qëllojnë me armë zjarri vëllezërit me inicialet F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç).

Si Administrator i zonës Argjil Gjoka së bashku me 19-vjeçarin kanë shkuar në zonë për të shuar konfliktin mes banorëve, por situata doli jashtë kontrollit, aq sa janë përdorur edhe armët zjarri, ku si pasojë e kësaj, Gjoka ka humbur jetën dhe Bejtaj ka mbetur i plagosur.

Policia një ditë pas ngjarjes raporton se ka zbardhur ngjarjen, duke vënë para përgjegjësisë penale autorët e dyshuar me banim në fshatin Mavrovë.

Po ashtu policia po vazhdon me intensitet kontrollet për arrestimin e autorit të katërt të dyshuar, ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Dy nga tre të arrestuarit, Jaçe e Namik Bejtaj

loading...
loading...