Vdes në duart e mjekëve i plagosuri në sherrin me armë të dy vëllezërve në Vlorë

Vdes në duart e mjekëve i plagosuri në sherrin me armë të dy vëllezërve në Vlorë
Mbeti i plagosur me armë, por fatkeqësisht ka ndërruar jete në sallën e operacionit ne spitalin e Vlorës.

Policia sqaron se administratori i fshatit Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka që mbeti i plagosur teksa ndërhyri në sherrin mes dy vëllezërve nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Sherri mes vëllezërve ka ndodhur për shkak të ndërtimit të një rruge drejt zonës së Mavrovës.

“Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur me disa plumba në kraharor Argjil Gjoka, i cili është dërguar në spital dhe ndodhej në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë në sallën e operacionit”, deklaron zyrtarisht policia. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...