Vazhdon tërmeti, panik te banorët e juglindjes së vendit

Vazhdon tërmeti, panik te banorët e juglindjes së vendit

Përvec ditës së djeshme ku u regjistruan mbi 20 lëkundje pas tërmetit 5.3 ballë, ato kanë vijuar edhe sot.

Prej orës 00:35 minuta deri në 09:00 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar 6 lëkundje me magnitudë deri në 3.5 ballë duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e juglindjes së vendit. Epiqendra e tërmetit është fshati Floq.

Nga tërmeti janë dëmtuar mbi 100 banesa, ndërsa 4 persona u plagosën, por ndodhen jashtë rrezikut.

loading...
loading...