Vasili-Ramës: Shqiptarët besojnë atë që është esëll dhe jo atë që ka postuar mister 1 prilli

Vasili-Ramës: Shqiptarët besojnë atë që është esëll dhe jo atë që ka postuar mister 1 prilli
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama postoi në rrjetin social një video, ku jepen njëherazi fjala e Presidentit Meta dhe e Presidentit të KE Jean-Claude Juncker.

Presidenti Meta në mesazhin e tij thotë se nëse zgjedhjet mbahen më 30 qershor, do të dëmtonin perspektivën europiaine të Shqipërisë, ndërsa Junker nënvizon se nëse zgjedhjet nuk mbahen më 30 qershor, atëherë do të dëmtohej integrimi më tej i Shqipërisë.

Vasili shkruan në mesazhin e tij: “Shqiptarët besojnë atë që është esëll, jo atë të prillit. Që ka postuar mister 1 prilli”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...