Vajzat e Dinamos i bashkon nostalgjia e ditëve të lavdishme (Foto)

Vajzat e Dinamos i bashkon nostalgjia e ditëve të lavdishme (Foto)
Mbeten ende sot një shembull suksesi, që nuk po arrihet dot.

Vajzat dinamovite shkruanin dikur historinë e volejbollit dhe të sportit shqiptar në Europë.

Skuadra e tyre shkonte deri në katër më të mirat e Europës.

Ishin ditë të lavdishme.

Në fund të viteve ‘70 deri në ‘90 , vajza plot talent si Ela Tase, Mimoza Ibrahimi, Alketa Doçi, Agi Babuli, Jorgjeta Qirici dhe Dorina Nishku  krijonin gjashtëshen historike, ndërsa Dinamos së atyre viteve i bashkoheshin dhe emra të tjerë si Silva Turdiu, Majlinda Xhufi, Ogerta Tole, Merita Berisha apo Gentiana Kambo, Agi Babuli etj. Nën drejtimin e Kreshnik Tartarit, ato krijuan skuadrën e pamposhtur.

Edhe pse kanë kaluar vite, vajzat e suksesshme dinamovite vazhdojnë të mbeten mikesha me njëra-tjetrën.

Skuadra e tyre mbetet e paarritshme. Ka po aq nostalgji për suksesin që shënuan këto volejbolliste.

loading...
loading...