Tusk i sinqertë para samitit të BE-së, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “ngelin” për në vjeshtë

Tusk i sinqertë para samitit të BE-së, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “ngelin” për në vjeshtë
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian me shuma gjasa do të shtyjnë fillimin e çeljes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht paralajmërimeve se vonesat e mëtejshme mund të minojnë përpjekjet reformuese pro-demokratike dhe stabilitetin në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit.

Perspektiva e anëtarësimit në BE besohet se ka qenë një nxitës i fuqishëm i reformave në Ballkan që kur ish-Jugosllavia u shpërbë, në fillim të viteve 1990. Mediat më prestigjioze raportojnë vendimin, të cilat i referohen “AP”, duke iu referuar Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk. Ishte paralajmëruar më herët se vendimi për pranimin e Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, do të shtyhet të paktën deri në vjeshtë, kohë e duhur ndoshta për t'i bindur të gjithë.

Komisioni Europian pas vlerësimit pozitiv rekomandoi muajin e kaluar BE-së, për të dy vendet, që të çelen negociatat pa kushte, duke njohur arritjet e tyre.

Në një samit që do të mbahet në Bruksel javën e ardhshme, 20 dhe 21 qershor, liderët e BE do të diskutojnë mbi kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, por kreu i saj - Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk - sinjalizoi sot se jo të gjitha vendet duan që të fillojnë negociatat tani.

“Gjatë dy viteve të fundit, vendi juaj ka dhënë të gjitha sinjalet e duhura politike që BE priste nga kandidatët,” tha Tusk, në pritjen që i bëri Presidentit të Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski. “Ju keni bërë gjithçka që pritej prej jush.”

“Por unë dua të jem i sinqertë me ju: jo të gjitha shtetet anëtare janë të gatshme të marrin vendimin për hapjen e negociatave në ditët në vijim,” shtoi Tusk.

Sipas medieve më prestigjioze të kontinentit dhe më gjerë, për momentin është përjashtuar si mundësi edhe ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, pra pranimi i vetëm njërës prej tyre, duke qenë se Holanda dhe Franca janë shprehur më skeptike për vendin tonë. Por mjafton një vend nga 28 vendet anëtarë që të refuzojë pranimin për të bllokuar si Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duket Danimarka po aq e dyzuar për vendin tonë, ndërsa Gjermania e ndarë, edhe pse Ministri  i Jashtëm Roth, që do të jetë në vendimmarrje, konsiderohet një përkrahës i fuqishëm i hapjes së negociatave me Tiranën zyrtare he Shkupin.

Zgjerimi i vazhdueshëm i 28 shteteve të BE-së ka ndërlikuar vendimmarrjen dhe ndihet një lloj lodhjeje në zgjerim, që kur u vendos pasi edhe 10 vende u bashkuan në 2004. Pas marrjes së postit të tij si president i Komisionit Evropian në 2014, Jean-Claude Juncker tha se asnjë vend nuk do të bashkohen gjatë mandatit të tij, që përfundon më 31 tetor.

“Por bindja ime është se ne duhet ta bëjmë shumë të qartë se ka ardhur momenti për të hapur negociatat me Shqipërinë,” shtoi Juncker.

Rama ka paralajmëruar se durimi po humbet në Shqipëri, pasi detyrat janë realizuar, ndaj ai i bëri sërish thirrje BE-së të njohë arritjen e vendit tonë.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini paralajmëroi muajin e shkuar se Evropa është “në udhëkryq” kur bëhet fjalë për zgjerimin në Ballkan. “Ne gjithmonë themi se është një proces i bazuar në merita, kështu që kur merita vlerësohet si pozitive ajo duhet të pranohet,” tha ajo.

“Dështimi për të njohur dhe reaguar ndaj progresit objektiv do të dëmtonte kredibilitetin e Bashkimit Evropian,”  tha Mogherini, duke shtuar se gjithashtu mund të "minojë stabilitetin dhe të shkurajojë seriozisht reformat e mëtejshme".

Paralajmërimi i saj erdhi një ditë pasi Serbia vuri trupat e saj në gatishmëri të plotë kur policia e armatosur e Kosovës gjuajti me gaz lotsjellës dhe arrestoi rreth disa dhjetëra njerëz në Kosovën veriore të mbizotëruar nga serbët në atë që ata e quajtën një operacion kundër krimit të organizuar.

Maqedonia Veriore iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim me emrin Maqedoni në vitin 2005, por bisedimet e pranimit nuk filluan kurrë, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë mbi emrin e saj. Të dy fqinjët arritën një marrëveshje vitin e kaluar dhe Maqedonia Veriore me pajtimin i hapi rrugë vendit, të bashkohej me NATO dhe, përfundimisht, pret edhe bashkimin me BE.

loading...
loading...