
Portugalia ka kaluar në finalen e Ligës së Kombeve për grupin A falë Kristiano Ronaldos, i cili shënoi një tripletë personale në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës.
Ronaldo realizoi në minutat 25-të, 88-të dhe 89-të, duke zhvlerësuar rrjetën e Rodriguez në minutën e 57-të.
Në finale e 9 qershorit, Portugalia do të pres fituesin e çiftit Holandë-Angli, takim i cili do të zhvillohet mbrëmjen e të enjtes. /l.k./
Foto Google