The Guardian: Edi Rama, kryeministri i pazakontë i Shqipërisë që dëshiron të shpëtojë nga "mallkimi i historisë"

The Guardian: Edi Rama, kryeministri i pazakontë i Shqipërisë që dëshiron të shpëtojë nga "mallkimi i historisë"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëshiron të jetë njeriu që e vendos vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ai po përballet me dy probleme të mëdha.

Në Evropë udhëheqësit e lodhur nga zgjerimi po luajnë lojëra të vështira, të kujdesshëm ndaj pranimit të anëtarëve të rinj potencialë në kohën e rritjes së ndjenjave populiste dhe europesimiste, ndërsa në shtëpi Rama po përballet me demonstrata javore kundër sundimit të tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro-BE por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe po kërkon zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Tiranës javën e shkuar, Rama tha se për Shqipërinë, anëtarësimi në BE ishte e “vetmja mundësi për ta vendosur veten në një zonë të sigurt nga mallkimi i historisë".

Shqipëria ishte vendi i fundit në Europë që hodhi poshtë sundimin komunist, në vitin 1992, pas dekadave në të cilat vendi u nënshtrua terrorit dhe izolimit nën diktaturën e Enver Hoxhës, një stalinist paranoid ballkanik.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës", tha Rama. "Ishim të izoluar nga perëndimi dhe të izoluar nga lindja. Kemi pasur regjimin më mizor komunist. Për këtë ne jemi tani pro-amerikanë, pro-NATO, pro-BE ... Ne kemi muslimanët më pro-evropianë në botë”.

Në një sondazh të vitit të kaluar, 95% e popullsisë thanë se besonin se vendi so të përfitonte nga anëtarësimi në BE.

Pas rënies së komunizmit erdhi një kapitalizëm i egër dhe qindra mijëra shqiptarë u larguan për në Itali dhe vende të tjera evropiane. Midis tyre ishin edhe fara e bandave kriminale, të cilët u përhapën në të gjithë Evropën dhe u infiltruan në politikën e vendit.

Detyrë e vështirë e Ramë ka qenë bindja e Komisionit Evropian se reformat po përparojnë, megjithëse ngadalë, madje edhe pse kritikët në shtëpi e akuzojnë atë për kryesimin e një sistemi të kalbur.

Një raport i Komisionit Evropian muajin e kaluar konstatonte se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin reformuar mjaftueshëm për të filluar procesin e pranimit, por vendimi përfundimtar është në dorë të udhëheqësve politikë të Evropës dhe tani duket e pamundur që në samitin e këtij muaj të ketë një dritë jeshile.

Rama ende shpreson të ndryshojë mendjet... /l.k./

Marrë me shkurtime nga The Guardian

loading...
loading...