Teuta gjen mesfushorin, e blu tek Shkëndijës së Tetovës

Teuta gjen mesfushorin, e blu tek Shkëndijës së Tetovës
Bregdetarët përforcojnë ekipin kur do të garojnë edhe në raundet kualifikuese të Europa League.

Goditja e radhës vjen nga Maqedonia e Veriut dhe bëhet fjalë për një mesfushor. Teuta ka arritur akordin me Blagoja Todorovski.

"Klubi i futbollit Teuta njofton marrëveshjen me mbrojtësin e djathë Blagoja Todorovski

Teuta ka zyrtarizuar afrimin e dytë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Blagoja Todorovski ,mbrojtësi i djathë 33-vjeçar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e KF Shkëndija.

Maqedonasi është 33-vjeç, teksa gëzon një karrierë tepër të pasur. Në të kaluarën Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sikelsit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit. Mbrojtësi numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e klubit. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...