“Tërmet” 7-ballësh, Brazili shpartallon Hondurasin

“Tërmet” 7-ballësh, Brazili shpartallon Hondurasin
Në Porto Alegre skuadra e drejtuar nga Tite triumfoi me shifrat e thella 7-0 në miqësoren e dytë, në vigjilje të Kupës së Amerikës.

Kjo fitore konfirmon formën e mirë që po kalon Brazili, edhe pse në fushë mungonte lojtari kryesor, Neymar.

Gabriel Jesus hapi serinë e golave. Thiago Silva dhe Coutinho e çuan rezultatin në 3-0 në pjesën e parë.  Për gati një orë Hondurasi mbeti me 10 lojtarë dhe e kishte të pamundur të bënte diçka në këtë sfidë. Brazilianët shënuan edhe 4 gola të tjerë në pjesën e dytë, me autorë Gabriel Jesus, Firmino, Neres dhe Richarlison.

loading...
loading...