Tensionohet situata tek parlamenti, policia përdor ujin dhe gazin lotsjellës

Tensionohet situata tek parlamenti, policia përdor ujin dhe gazin lotsjellës
Menjëherë pas mbylljes së fjalës së kreut të PD-së Lulzim Basha, protestuesit me celularë të ndezur i janë drejtuar parlamentit. Deri tani nuk ka pasur incidente në protestë.

Një situatë tjetër u paraqitet tek parlamenti. Protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur para derës kryesore nga policia.

Ata hodhën fishekzjarrë dhe kapsolla të fuqishme në oborrin e parlamentit. Policia përdori ujë me presion e gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Po kështu në momentin që u hodh gaz lotsjellës u fikën edhe dritat e ndriçimit në zonë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...