"Të gjithë duan të ikin"/ Raporti i BE: Shqiptarët të parët pas Venezuelës që kërkojnë azil

"Të gjithë duan të ikin"/ Raporti i BE: Shqiptarët të parët pas Venezuelës që kërkojnë azil
Mediat e huaja kanë cituar ditën e sotme një raport të nxjerr nga Bashkimi Europian i cili zbulon se shqiptarët janë të parët për këtë vit, pas Venezuelës që kërkojnë azil në BE.

Raporti i Shërbimit Europian për Mbështetjen e Azilantëve, evidenton se janë 7100 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë të cilët aplikojnë për herë të parë në vitin 2019 në vende të ndryshme europiane.

Këtu përmenden vetëm 7100 kërkesa të refuzuara nga janari deri në maj 2019 sepse edhe disa dhjetëra mijë të tjerë kanë aplikuar gjatë 2019 dhe janë duke pritur përgjigje.

Shkaqet e shtimit serioz të kërkesave për azil, dukshëm gjenden tek kriza politike e gjatë që ka përfshirë Shqipërinë që prej fundit të vitit 2016 duke patur intensitet periodik të vazhdueshëm derisa e ka futur vendin në rreth vicioz vitin aktual.

Shqiptarët në një pjesë të madhe të tyre po e shohin të vrarë shpresën se mund të jetojnë në vendlindje e tyre.

 

loading...
loading...