Studimi: Influenca edhe popullariteti i Salah, bie ndjeshëm urrejtja ndaj fesë islame

Studimi: Influenca edhe popullariteti i Salah, bie ndjeshëm urrejtja ndaj fesë islame
Sipas rezultateve të një studimi, influenca e Salah te Liverpuli në vitin 2017, ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e islamofobisë në qytetin anglez të Liverpool.

Një studim i Universitetit britanik të Stanfordit tregon se për shkak të futbollistit egjiptian, Mohamed Salah, i cili po shkëlqen në radhët e Liverpul, skuadra angleze që fitoi edhe Kupën e Kampionëve të Europës, në qytetin anglez është ulur ndjeshëm niveli i islamofobisë.

Pas transferimit të Salah, numri i postimeve anti-islame në rrjetet sociale në mesin e tifozëve të Liverpulit është ulur në 50%, ndërsa islamofobia në të gjithë qytetin është ulur 18,9%.

Raporti thekson se shkaku e ndikimit të tillë të Salah janë rezultatet e tij të jashtëzakonshme sportive, por edhe humane, që tërheqin vëmendjen e opinionit publik .

Mohamed Salah në vitin 2017 erdhi nga Roma te Liverpool për 42 milio euro.

Egjiptiani konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë të Premier League dhe ndër më të mirët në botë.

loading...
loading...