Sot protesta e re opozitare, 1700 policë vihen në gatishmëri

Sot protesta e re opozitare, 1700 policë vihen në gatishmëri

Zhvillohet sot protesta opozitare, teksa 1700 efektivë policie do të jenë në gatishmëri.

Edhe në këtë protestë Partia Demokratike ka kërkuar një marshim proteste nga ora 19:00 deri në mesnatë.

Por policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” deri në orën 21;00.

Ashtu siç në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj.

loading...
loading...