S’ka surprizë/ Presidenti drekë sekrete me Ramën para dekretit për rrëzimin e “30 qershorit”

S’ka surprizë/ Presidenti drekë sekrete me Ramën para dekretit për rrëzimin e “30 qershorit”
Presidenti Ilir meta në konferencën e sotme të jashtëzakonshme tha se ka bërë të pamundurën për të zgjidhur krizën politike në vend.

A deklaroi se kishte ngrënë edhe një drekë sekrete me Ramën në Pallatin e Brigadave pak ditë para se të shfuqizonte datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Kemi pasur një drekë sekrete, e fundit para 10 ditësh në Pallatin e Brigadave ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe tejkalimin e saj. I takonte atij të kërkonte datë tjetër për zgjedhjet. Prandaj Rama ka deklaruar se nuk ishte i surprizuar nga vendimi im.

Që në 24 maj dhe publikisht kam shprehur gatishmërinë time për ti shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar datën 30 qershor e për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër. Kjo kërkesë e imja nuk ka funksionuar, dhe dy tre ditë para se të merrej ky vendim Rama ka qenë ne TV dhe ka bërë të qartë se nuk e vë në diskutim 30 qershorin. S’kam bërë tentativë për të komunikuar me të ditë më ka nderuar duke vizituar Skraparin. E vërteta është se kam bërë përpjekje për të komunikuar me Rucin, por ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është historia pse Rama s’ka qenë i surprizuar, unë kam qenë me reagimin e tij. Megjithatë ka kohë të reflektojë”. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...