Shtyrja e zgjedhjeve, Presidenti Meta: Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil

Shtyrja e zgjedhjeve, Presidenti Meta: Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil
Presidenti i Republikës po jep një konferencë për mediat ku sqaron arsyet e anulimit të dekretit për zgjedhjet vendore.

Sipas tij, në disa raste kanë ndryshuar edhe kodin, por edhe kushtetutën brenda një nate dhe se nuk e kupton faktin që presidentët e mëparshëm që kanë shtyre nuk akuzohen për shkelje të kushtetutës.

“Po e nis me shkarkimin. Që rri unë ndonjëherë me Berishën, ky nuk është ndonjë sekret i madh. Nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Unë jam vetëdeklaruar për ta lënë postim dhe i gatshëm që kjo të bëhet për zgjidhjen e krizës dhe çdo gjë do të funksionojë. Nëse iu intereson presidenti, hajd të zgjidhim krizën, ikën presidenti. A ka ndikuar Basha apo edhe Monika në vendimin tim, ndërkohë një politikan i vjetër që është edhe kryetar i një partie në opozitë thotë se kjo i vlen opozitës. Aq më mirë që të ketë kohë për zgjedhje....

Pra sipas tyre presidenti duhet të marrë leje nga partitë dhe të noterizojë vullnetin e tyre.

Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e shpallur nga presidenti si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje.

Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil”, deklaron mes të tjerave Presidenti Ilir Meta.

Partia Socialiste ka nisur  mbledhjen e firmave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.  Konferenca e kryetarëve e mbledhur paraditen e sotme vendosi që të enjten të ketë 5 orë mocion me debat për dekretin e Presidentit që anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në këtë konferencë priten të merren shumë përgjigje për shumë pyetje që lindin në këtë situatë të tensionuar politike dhe institucionale e vendit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...