Shqipëria pret sot Moldavinë, në kërkim të fitores së parë Reja ndryshon “forcat sulmuese”

Shqipëria pret sot Moldavinë, në kërkim të fitores së parë Reja ndryshon “forcat sulmuese”
Kombëtarja e Shqipërisë pret sot në mbrëmje në “Elbasan Arena” Moldavinë, ndeshja e katërt kualifikuese e Euro 2020.

Humbja e dytë në tre ndeshjet e fundit, me Islandën 1-0 ka larguar kuqezinjtë nga objektivi i kualifikimit. Por në grupin H, Shqipëria vetëm nëse fiton me Moldavinë, shmang dështimin.

Pas shkarkimit të Edy Reja, pas humbjes 2-0 me Turqinë në ndeshjen e parë, kuqezinjtë fituan 3-0 me Andorrën në ndeshjen e dytë, me një staf provizor trajnerësh.

Ndaj Islandës me 8 qershor, debutoi në stol italiani Edy Reja, por me humbjen 1-0.

Reja kërkon fitoren e parë dhe lojtarët shprehen optimistë se do t’ia dalin mbanë.

Pritet të rikthehet Mërgim Mavraj, në vendin e Kastriot Dermakut, në mesfushë Ergys Kaçe do të zërë vendin e Migjen Bashës, Naser Aliji vendin e Emir Lenjanit në krahun e majtë, ndërkohë që  sulmi do t’i besohet dyshes Myrto Uzuni-Armando Sadiku, për të lënë stol Sokol Cikalleshin dhe Bekim Balajn.

Formacioni i mundshëm i Kombëtares së Shqipërisë, ndaj Moldavisë:(3-5-2):Berisha, Ismajli, Dermaku(Mavraj), Veseli, Hysaj, Abrashi, Kaçe, Xhaka, Aliji, Uzuni, Sadiku.

loading...
loading...