Shqipëria ngjall shpresat për Europian, fiton pastër ndaj Moldavisë

Shqipëria ngjall shpresat për Europian, fiton pastër ndaj Moldavisë
Trajneri i ri Edi Reja ka debutuar me një fitore mjaft të rëndësishme për Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit ndaj Moldavisë.

Kuqezinjtë korrën një fitore të pastër me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”.

Me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve sporadike nga të dy skuadrat, fraksioni i dytë ndryshoi totalisht fytyrën e tanëve. Aktivizimi i Cikalleshit dhe Roshi në vend të Sadikut e Lenjanit dha frytet e duhura. Ishte pikërisht kjo dyshe, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin tundën rrjetën kundërshtare, ndërkohë që goli i dytë u shënua në minutat shtesë nga Ramadani.

loading...
loading...