Shqipëria mbyll përgatitjet në Gjermani, Reja niset me lajme të mira drejt Islandës

Shqipëria mbyll përgatitjet në Gjermani, Reja niset me lajme të mira drejt Islandës
Stërvitja e fundit e Kombëtares së Shqipërisë në Gjermani ka vazhduar normalisht, madje ka pasur edhe një lajm të mirë për trajnerin Edy Reja.

Në ditën e katërt të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Islandës, për ndeshjen e tretë kualifikuese Euro 2020, kundër Islandës, kuqezinjve u janë bashkuar edhe Amir Abrashi dhe Ardian Ismajli, të cilët kishin ndjerë shqetësime gjatë së martës, duke u stërvitur të veçuar.

Ata kanë lënë pas gjithçka dhe janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të lojtarëve.

Ndaj Islandës kuqezinjtë do të luajnë me dy sulmues. Sot ishte dhe dita e fundit e përgatitjeve në Frankfurt të Gjermanisë, pasi nesër në orën 11:00, Kombëtarja Shqiptare do të niset drejt Reikjavikut me një avion charter, në vigjilje të takimit me Islandën.

Më 11 qershor, në “Elbasan Arena”, Shqipëria do të përballet me Moldavinë, në ndeshjen e katërt.

loading...
loading...