Shqipëri-Moldavi, “bilbil” finlandez në Elbasan

Shqipëri-Moldavi, “bilbil” finlandez në Elbasan
Në debutimin e trajnerit Edy Reja Kombëtarja e Shqipërisë e humbi ndeshjen e tretë kualifikuese Euro 2020 me Islandën, 1-0, por shpreson të rikthehet tek fitorja ndaj Moldavisë.

Kjo ishte humbja e dytë, pas asaj me 2-0, Turqinë, në ndeshjen  e parë.

Shqipëria ka vetëm një fitore, 3-0 ndaj Andorrës dhe skuadra e dytë më e dobët e grupit tonë konsiderohet Moldavia, ndaj së cilës kuqezinjtë përballen në ndeshjen e katërt kualifikuese.

UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në sfidën mes Shqipërisë dhe Moldavisë që do të zhvillohet të martën në mbrëmje, më 11 qershor në “Elbasan Arena”.

Do të jetë një 4-she gjyqtarësh finlandezë me kryesor Vile Nevalainen. Ndihmës të tij do të jenë Juka Hinkanen dhe Mika Lampu, ndërkohë që arbitër i katërt është caktuar Petri Viljanen.

Kuqezinjtë janë kthyer pas humbjes në Rekjavik dhe besojnë se meritonin më tepër përballë Islandës, ndaj edhe premtojnë një fitore bindëse para tifozëve në ndeshjen e radhës.

loading...
loading...