Shkarkimi i Metës, Deputeti: Nismë antiligjore, duhet të shpërndahet Parlamenti

Shkarkimi i Metës, Deputeti: Nismë antiligjore, duhet të shpërndahet Parlamenti
Një prej deputetëve të opozitës në Parlament, e konsideron nismën e PS-së për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, antiligjore dhe antikushtetuese.

Në një mesazh në rrjetin social, deputeti Lefter Maliqi fton kolegët opozitarë të votojnë kundër kësaj nisme. Në reagimin e tij ai shkon edhe më tej duke theksuar se duhet të shpërndahet Parlamenti dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“U bëj thirrje Deputetëve të opozitës së re te votojnë kundra nismës antiligjore dhe antikushtetuese. Çdo Deputet qe voton kundra shkel rëndë Kushtetutën. Kjo thirrje është dhe për deputetët e përgjegjshëm te PS qe duan të ardhmen e vendit dhe Kushtetutën. Kush shkel Kushtetutën s’është atdhetar, s’përfaqëson votën e popullit, s’do të ardhmen Europiane dhe votën e lire. Parlament duhet të shpërndahet dhe vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme...”, shkruan Maliqi. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...