Shefi i NATO-s, sot viziton Tiranën

Shefi i NATO-s, sot viziton Tiranën

Sekretari i Përgjithshëm NATO, Jens Stoltenberg do te zhvilloje sot një vizitë disaorëshe ne Tirane.

Ai do të mbërrijë pas mesdite ne aeroportin “Nënë Tereza”, ku do te pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga Kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference të shkurtër për shtyp.

Më pas Sekretari Stoltenberg do te zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se më vonë do të jepen detaje për oraret dhe mbulimin e vizitës.

loading...
loading...