Rezoluta për Metën/Hajdari: Presidentin e shkarkon Kushtetuesja. Balla: Ka zgjedhje më 30 qershor

Rezoluta për Metën/Hajdari: Presidentin e shkarkon Kushtetuesja. Balla: Ka zgjedhje më 30 qershor
Para se Kryeministri Edi Rama, të shprehet sot në Kuvend, kur ai vetë ka njoftuar pak më parë me anë të një njoftimi në Twitter se “do të flasë mbi vendimin e presidentit për zgjedhjet”, ndërkohë që do zhvillohet dhe mocioni me debat për këtë të fundit, kanë folur paraditen e sotme krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla i PS-së dhe Rudina Hajdari, e grupit parlamentar Demokrat.

Deputetja, Rudina Hajdari, thotë se organi i vetëm që mund të konstatojë shkeljen e Presidentit me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershori është Gjykata Kushtetuese.

“Rezoluta nuk ka vlerë juridike, ngre presionin dhe shantazhon Presidentin. Gjykimin e bën vetëm Gjykata Kushtetuese. Mocioni i shkarkimit për presidentin vjen me 34 deputetë. Fakti që ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese është fatkeqësi e madhe. Prandaj shqiptarët po shohin një lojë të shpifur. Gjykata është organi i vetëm që konstaton këtë lloj shkelje”, theksoi Hajdari.

Deputetja që udhëheq grupin parlamentar demokrat në Kuvend, ngriti edhe disa pyetje për Presidentin, lidhur me dekretin e tij që anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

“Pse mendon se ky akt zgjidh krizën? Nësë palët nuk dakordësohen për një datë të re zgjedhjesh, mos e futim vendin më shumë në krizë?

Nëse gruaja juaj është palë e opozitës dhe kjo palë është bërë pjesë e këtij konflikt, nuk është ky konflikt i pastër personal?Ai duhet të ulet me të gjitha palët.”

Hajdari tha se vetë mazhoranca e zgjodhi Metën president, dhe kjo sipas saj u bë thjesht për t’i zgjatur atij pushtetin, LSI-së si dhe vetë atyre.

“Muajin tjetër do të kemi zgjedhje. Por a ja vlejti që opozita të digjte mandatet, a ja vlejti barra qiranë? Absolutisht jo. E gjitha bëhet që këta të tre të ulen dhe të zgjasin pushtetin e tyre”.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kompetencat e presidentit të Republikës për zgjedhjet dhe caktimin e datës së tyre janë të kufizuara.

“Duke e konsideruar këtë akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor, në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që rrallëherë që është hera e parë që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara”, tha Balla.

Sipas tij dekreti i Metës është antikushtetues dhe zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.

“Dekreti i datës 10 qershor është antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së tyre. Kuvendi është shfuqizuar nga kjo e drejtë që nga viti 2008. Në Shqipëri qeveria e zgjedhjeve është KQZ-ja. Caktimi i datës së zgjedhjeve është detyrim i ti dhe jo e drejtë. Periudha zgjedhore është e përcaktuar me ligj. Brenda periudhës zgjedhore presidenti mund të zgjedhë dy data ndërmjet saj. Procedura kushtetuese parasheh konsultën me kryetarët e grupeve parlamentare. nëse ato nuk shfaqin konsesus respektohet vendimi i presidentit i cili ka detyrën të gjejë gjuhën mes palëve. Unë kam propozuar datën 9 ndërsa presidenti këmbënguli se ka vetëm dy data atë 23 dhe 30 qershor. Presidenti më bindi që duhet të zgjidhej mes tyre. Data e zgjedhjeve nuk lidhet me interesat politike por me atë të zgjedhësve shqiptarë. Sqarimi i kompetencës ka rëndësi për të kuptuar sa i kufizuar është presidenti në këtë aspekt. Ai ka kompetencën për dekretimin e zgjedhjeve e cila është një akt me efekt të menjëhershëm. Dekretimi është hapi i parë dhe i fundit i presidentit lidhur me zgjedhjet.”

loading...
loading...