Reali prezanton Joviç, Barça "kundërpërgjigjet" me Griezmann

Reali prezanton Joviç, Barça "kundërpërgjigjet" me Griezmann
Luka Jovic, sulmuesi serb i blerë për 60 milionë euro nga Real Madrid pas sezonit fantastik që zhvilloi me fanellën e Eintracht Frankfurt, është prezantuar fillimisht para tifozëve të zjarrtë madrilenë të cilët ishin të shumtë në shkallët e Santiago Bernabeut për të përshëndetur yllin e tyre të ri.

Ndërkohë që më pas Jovic u transferua në podiumin e nderit të stadiumit ku në praninë e presidentit Florentino Perez, drejtuesve të klubit, njerëzve të tij më të afërt dhe gazetarëve të shumtë tha fjalët e para si lojtar i klubit merengues.

Jovic u shfaq shumë i lumtur që është bërë pjesë e Realit, skuadrës me të cilën ka qenë tifoz që në fëmijëri.

Barcelona është hedhur në kundësulm, për blerjet e saj.

E ardhmja e Antoine Griezmann sipas të gjitha gjasave do të jetë te Barça. Sulmuesi francez i cili pak ditë më parë zyrtarizoi largimin nga Atletico Madrid në merkaton e kësaj vere, ende nuk ka zbuluar skuadrën e tij të re.

Duke iu referuar edhe fjalëve të Griezmann, i cili deklaroi se e vendosur se ku do të jetë e ardhmja, gazeta katalanase Mundo Deportivo bën me dije se bomberi francez do të transferohet te Barcelona dhe e ka e bërë tashmë zgjedhjen e tij.

Griezmann tashmë është në pritje që dy klubet Barça dhe Atletico Madrid të gjejnë një marrëveshje për kalimin e tij në Camp Nou.

loading...
loading...