Reagimet/Fatmir Mediu citon Dritëro Agollin, “Një kryeministër i marrë të tërë po i çmend”

Reagimet/Fatmir Mediu citon Dritëro Agollin, “Një kryeministër i marrë të tërë po i çmend”
Kreu i  Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka huazuar një shprehje nga shkrimtari dhe poeti i shquar Dritëro Agolli, për të përshkruar situatën politike në vend, e në veçanti sjelljen e kryeministrit Edi Rama.

Mediu përmes shprehjes së famshme të Dritëro Agollit, i cili ka qenë edhe deputet i PS-së,  “Në vendin tim në vendin tënd një kryeministër i marrë të tërë i çmend”, ironizon Mediu ndër të tjera përmes një reagimi kryeministrin Rama, pas zhvillimeve të fundit.

“Rama po çmend gjithë Rilindjen bashkë me sojin e pushtet lëpirësve, po çmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetët që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin”,  - shprehet Mediu.

Statusi i plotë i Mediut:

“Rama po çmend gjithë Rilindjen bashkë me sojin e pushtet lëpirësve, po cmend Institucionet që ka kapur në mënyrë antikushtetuese dhe deputetët që ka emëruar apo zgjedhur në bashkëpunim me krimin.

Për ata që janë të marrë apo që bëjnë sikur”

Kushtetutshmërinë e aktit të Presidentit e gjykon vetëm Gjykata Kushtetuese dhe jo Partia në qeveri parlament apo KQZ.

Edhe kur parlamenti ndërmer hapat për shkarkimin e Presidentit dhe voton për shkarkim e tij është Gjykata Kushtetuese që vendos dhe jo Rama apo zëdhënsit e së keqes.

Çdo veprim tjetër është antikushtetues është grusht shteti që Rama e ka filluar me shkatërrimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të ishte gjallë Dritero Agolli do vertiate fort

“Në vendin tim në vendin tënd një kryeministër i marrë të tërë i çmend”

loading...
loading...