Rama në Bruksel refuzon të komentojë përplasjen me Metën: Europa të bëjë atë që ne presim

Rama në Bruksel refuzon të komentojë përplasjen me Metën: Europa të bëjë atë që ne presim
Gjatë konferencës në Bruksel me Presidentin e Komisionit Evropian, kryeministri Edi Rama është shprehur se tashmë është rradha e BE-së për t’i hapur dritën jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Rama u mbështet tek fjalët e Juncker i cili tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen ndërkohë që kryeministri u shpreh se askush nuk duhet të pengojë qytetarët që të shkojnë për të zgjedhur.

“Tashmë ka ardhur koha që Europa të bëjë atë që ne presim, për të na u njohur meritat tona dhe për të na u ndezur drita e gjelbërt. Nuk është fundi po fillimi për një kapitull të ri. Kjo do të kërkojë kohë. Ne nuk e bëjmë këtë se na u kërkua nga Bruksel por për të mirën e vendit tonë dhe për të mirën ë fëmijëve tanë si dhe të një vizioni të përbashkët dhe si Shqipëria duhet të jetë për brezat e ardhshëm. Jam i lumtur që konfirmojmë se kemi besim në besnikërinë tuaj dhe besojmë se deri në momentin që vendimi do të merret të gjithë do të jenë në bord për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë. Dua t’ju falenderoj për qëndrimet tuaja. Për Shqipërinë Europiane zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe s’duhet ti ndalojë askush”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Në përfundim të fjalës së Juncker e Ramës, gazetarët kanë pyetur në lidhje me përplasjet mes Ramës e Presidentit. Juncker është shprehur se dëshiron të qëndrojë jashtë debateve të brendshme, ndërsa Rama është rezervuar në komente duke u shprehur se do të ketë kohë të mjaftueshme për këto debate kur ai të kthehet në Shqipëri.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...