Prishtinë/Clinton: NATO fitoi luftën, ju paqen! Palmer: Tani, koha për pajtim me Serbinë

Prishtinë/Clinton: NATO fitoi luftën, ju paqen! Palmer: Tani, koha për pajtim me Serbinë
I ftuari special për kontributin dhe vendosmërinë e ndërhyrjes së NATO-s, kur Clinton ishte president i SHBA,  Bill Clinton i është drejtuar qytetarëve dhe politikanëve kosovarë me mesazhin që të kenë kurajën dhe të punojnë  për jetën e fëmijëve të tyre.

“NATO e fitoi luftën, ju paqen”, është shprehur ai. “Sot jeni të lumtur. Lus Zotin që të iu inspirojë që të mendoni të jetoni rreth asaj që mund të arrini së bashku. Zoti ju bekoftë!”.

“Më kujtohen  fytyrat e njerëzve që takova ato ditë.  Pas 20 vitesh mendoj se ju keni arritur të fitoni paqen.  Është një kohë e re tani dhe gjërat e mëdha duken të vogla dhe  gjërat e vogla mund të duken të mëdha. Mos harroni kurrë për të menduar për sfidat para jush dhe ua them këtë edhe liderëve tuaj.  SHBA kanë qëndruar me ju pa marrë parasysh se cila parti qëndronte  atje apo që drejtonte Kongresin.”

“Nëse ende jam gjallë dua t’ju shoh duke brohoritur për kosovarët që kanë arritur suksese. Shihni  gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen. Një falënderim të veçantë për shërbimet diplomatike  dhe ushtarake këtu”-tha Clinton.

I pranishëm ishte edhe Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mattheë Palmer, i cili në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës,  tha se është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtimin.

“Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë dhe shumë të ngushtë dhe të dy vendet duhet ta zhbllokojnë të ardhmen evropiane. Nuk ka kohë më të përshtatshme se tash për ta bërë këtë”, u shpreh zyrtari i lartë amerikan Palmer.

“Maqedonia dhe Greqia arritën pajtimin dhe harruan konfliktet e së kaluarës. Duhet të kërkohet qëndrueshmëri dhe të përsëritet dhe të zhduken pengesat”.

“Gjithkush do të humbë nga bllokimi. Shfrytëzoni mundësinë e një të ardhme më të mirë”.

loading...
loading...