Prishtinë/Ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit bashkon Metën me Ramën

Prishtinë/Ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit bashkon Metën me Ramën
Po mbahet në Prishtinë ceremonia e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së në Kosovë dhe çlirimit të saj nga forcat serbe. Festimet po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës, ku i ftuar special është ish-presidenti i SHBA-së, në kohën e luftës, Bill Clinton.

Ceremonia festive e Kosovës bashkoi edhe krerët e politikës shqiptare, Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e vendit Ilir Meta.

Qytetarët e shumtë që janë grumbulluar për të përcjellë nga afër këtë ceremoni.

Ata e kanë pritur me ovacione të mëdha momentin kur është përmendur emri i presidentit Bill Clinton duke thirrur “USA USA USA”.

Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe gjenerali Wesley Clarck, ai që drejtoi luftën e NATO-s, si dhe personalitete të shumta.

Presidenti Hashim Thaçi, tha më herët nga ceremonia e manifestimit të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit se sot shënohet ditëlindja e lirisë së Kosovës.

“Secili nga ne që jetojnë në Kosovë e kemi ditën kur u lindëm si njerëz, por 12 qershori është data që na bashkon si qytetarë pa dallim etnie. 12 qershori është në themelet e identitetit tonë. Ashtu siç jemi sot së bashku, shqiptarë, amerikanë, gjermanë dhe të tjerë, ashtu ishim bashkë në periudhën më të rëndë dhe më të errët në historinë e Kosovës, kur ishte rrezikuar mbijetesa e një populli”.

“Sa të ketë jetë dhe njerëz në këto anë, sa të ketë Kosovë mbi këtë tokë, do të jemi falënderues për qëndrimin tuaj njerëzor në pranverën e vitit 1999”, ka thënë Thaçi para aleatëve të cilin ishin vendimtar në çlirimin e vendit, njofton Klan Kosova.

“Ndërhyrja më 1999 ishte qëndrim dhe vendim i drejtë dhe i ndershëm. Sot si President i Kosovës, në emër të institucioneve dhe qytetarëve ju them me sinqeritetin më të madh: Faleminderit”.

Thaçi ka deklaruar se bota demokratike ishte me Kosovën edhe pas çlirimit.

“Edhe pas përfundimit të luftës dhe sigurimit të paqes bota e qytetëruar ishte bashkë me ne, për ta ndryshuar në themel vendin tonë. Jemi evropianë dhe duam të bëhemi pjesë e BE-së dhe perëndimor dhe duam të bëhemi pjesë e NATO-së. Ende jetojmë me barrën e rëndë të historisë”.

loading...
loading...