Presioni i Serbisë, trajneri dhe katër futbollistë me origjinë serbe, nuk do të luajnë kundër Kosovës

Presioni i Serbisë, trajneri dhe katër futbollistë me origjinë serbe, nuk do të luajnë kundër Kosovës
Futbollistëve kombëtarë malazezë, të cilët kanë lindur në Serbi iu është thënë që të mos luajnë kundër Kosovës, ndeshje që po luhet prej orës 20:45, në kuadër të eliminatoreve të Europianit.

Presionet janë bërë për Mirko Ivanić, Filip Stojkoviq, Adam Marušić, Marko Simić dhe Vukan Savićević.

Media malazeze raporton se e gjitha filloi dy ditë më parë, kur një gazetë në Beograd, pranë autoriteteve në Serbi, botoi një shkrim me titull: "Nëse jeni serbë, nuk do të luani kundër Kosovës". Ata nuk i janë përgjigjur telefonit dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Mediat e huaja përshkruajnë si rast kur politika fiton ndaj futbollit. /l.k./

Marrë nga “Vijesti”

loading...
loading...